Ishte dënuar për vjedhjen e 3 kuajve, policia arreston 23-vjeçarin

arrestim_2070Nga ana e Specialistëve të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit  në Komisariatin e Policisë  Përmet është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit Dritan Ferkollari, 23 vjeç, banues në Sukth, Durrës. Ky shtetas u ndalua pasi Gjykata  e  Rrethit  Gjyqësor  Përmet me vendim Nr. 25/22  datë 09.06.2015 e ka dënuar me 2 (dy) vite burgim pasi:

Ky shtetas në muajin qershor të vitit 2014, në vendin e quajtur ‘’ Fusha e Sportit’’ Këlcyrë ka vjedhur 3 (tre) kuaj.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Vjedhje e Pasurisë” të parashikuar nga neni 134/2  i Kodit  Penal.