A ishte i paracaktuar fituesi i festivalit të RTSH-së?

elhaida-p-euml-rfaq-euml-son-shqip-euml-rin-euml-n-euml-eurovizion_hdElhaida Dani ka fituar mbrëmë festivalin e këngës në RTSH-së. Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Por, si zakonisht, ka pasur debate për paracaktimin e fituesit. Elhaida refuzoi të merrte pjesë në Sanremo, pikërisht për të marrë pjesë në një festival shumë më modest, si ai i RTSH-së. Dhe, për këtë arsye kanë nisur aludimet se ajo ishte paracaktuar për ta fituar këtë festival.

Në rrjetet sociale biles bëjnë ironi se si ka mundësi që fitoi Elhaida, pasi askush nuk e priste këtë gjë! Pavarësisht se Elhaida është një këngëtare shumë e mirë, nuk ka mundur dot t’u shpëtojë debateve se çmimi për ta ka qenë i paracaktuar. Një debat që në fakt bëhet pothuajse për të gjitha festivalet e muzikës në Shqipëri.