ISIS kërcënon perëndimin: Ky Shën Valentin do jetë i përgjakur

newsweek“Ky Shën Valentin do të jetë i përgjakur”. Ky është kërcënimi që xhihadistët e ISIS i kanë bërë perëndimit. Kërcënimi tyre është adresuar direkt për Presidentin amerikan Barack Obama, përmes një mesazhi të publikuar në faqen zyrtare të gazetës “Newsweek” në rrjetin social “Twitter”. Hackerat e kanë identifikuar veten si “CyberCaliphate”.

“Mishel, ne po të vëzhgojmë ty, vajzën dhe burrin tënd! Tani që SHBA dhe satelitet tuaj vrasin vëllezërit tanë në Siri, Irak dhe Afganistan, ne do të shkatërrojmë sistemin e sigurisë elektronike kombëtare. Me lejen e Allahut ne do të vazhdojmë shkatërrimin e rrjeteve kompjuterike të Pentagonit dhe do të publikojmë dokumente sekrete nga Qendra e Sigurisë Elektronike të SHBA” – thuhej në mesazhin e hackerave.

I njëjti grup hackerash ka marrë përgjegjësinë për sulmin në llogarinë në “Twitter”-it të Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, më 12 janar. “CyberCaliphate” pretendon se ka përvetësuar informacione të Pentagonit, që ishin në llogarinë gazetës “Newsëeek” e cila ka 2.51 milionë ndjekës në “Twitter”.