Izraeli nxjerr listën, Levy do tre pikët ndaj Shqipërisë
Trajneri i kombëtares izraelite të futbollit Elisha Levi zyrtarizoi listën e lojtarëve të cilëve do ti besojë për një sfidë delikate në eliminatoret e botërorit 2018 si përballja e së shtunës kundër Shqipërisë.
Kuqezinjtë dhe izraelitët kanë nga 6 pikë secili pas 3 ndeshjesh dhe me dy gjigantë në grupin G si Spanja dhe Italia, i mbetet të diskutojnë mes tyre vendin e tretë, duke përjashtuar surprizat e mëdha.
Mes emrave në listën e Kombëtares së Izraelit që do të luajë në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër, mbizotërojnë protagonistët nga liga vendasve, por gjithashtu emra me eksperiencë nga futbolli britanik. Janë përfshirë në grumbullim dy surpriza si oportieri i Makabi Haifas, Omari Glase, si dhe talenti tjetër Majkëll Ohana që militon me Hapoel Beer Shevën.
Trajneri Elisha Levi ka vendosur të lërë jashtë kombëtares përkohësisht Mons Davor, Kohath dhe Omer Roy Noble, ndërsa janë përfshirë mesfushori i Sëlltik, Nir Biton, Bibras Naco që militon me CSKA e Moskës dhe Kohen i Ingolshtadit në Bundesligën gjermane.
Kërcënimi kryesor i prapavijës së Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit në fundjavë, do të jetë sulmuesi Eran Zahavi, kapiten i Izraelit dhe një lojtar profilik në repartin ofensiv. Pranë tij nga minuta e parë po përgatiten gjithashtu Tomer Hemed i Brajtonit, dhe Eliran Atar i Makabi Haifas.