Ja 6 metoda se si ta vononi sa më shumë orgazmën gjatë seksit

4007dil-far-euml-duhet-t-euml-b-euml-ni_hd-560x315Nëse nuk po ju zgjat aq shumë kohë sa dëshironi ju marrëdhënia e seksit, provoni disa nga këto mënyra për të mos pasur një orgazmë të shpejtë.

Ndodh shpesh që pavarësisht se sa përpiqeni ta zgjasni sa më gjatë në krevat aktin, prapë përfundoi shpejt – dhe nuk jeni të vetmit.

“Ejakulimi i shpejtë është një problem që prek pothuajse çdo njeri gjatë jetës së tij”,- thotë Thomas Walsh, një urolog në Universitetin e Uashingtonit.

Sipas Dr. Walsh, ka dy metoda parësore nëse doni të zgjasni më shumë aktin në krevat: trajtimi fizik e psikologjik. Ndërsa mjetet fizike synojnë ndjenjat që ju përjetoni gjatë seksit, zgjidhjet psikologjike i adresohen shqetësimit, stresit, apo faktorëve të tjerë mendorë që shkaktojnë orgazmën e shpejtë.

Por kujtoni që kohëzgjatja nuk është pjesa më e rëndësishme e formulës së seksit të mirë.

1 – Vetëkontrolli

Në terma të përgjithshme kjo i referohet idesë që ju mund të vetërregulloni neuropsikologjinë tuaj – apo mënyrën se si trupi i përgjigjet ndjeshmërie fizike. Një nga mënyrat për të zgjatur sa më shumë në krevat është të praktikoni teknikën që ju ndihmon të mësoni trurin dhe trupin tuaj të kontrollojë më mirë përgjigjen ndaj orgazmës

2 – Shtrydhja

Nëse e ndjeni që po prisheni, atëherë ndaloni dhe shtrydheni pjesën nën kokën e penisit tuaj. Ushtroni presion me gishtin e madh dhe gishtin tregues të dorës mbi pjesën e uretrës. Teknika e shtrydhjes mund të ndihmojë të zgjasni më shumë në krevat, duke ulur momentalisht ‘tensionin’ seksual.

3 – Zonjat të parat

Kur e ndihmon partneren të kalojë në orgazëm e para – me gjuhë, me gishta, apo me ndonjë lodër seksi, mund të liroheni disi nga frika se sa do të zgjasni në krevat, duke ditur që e keni kënaqur atë.

4 – Kontrolli i kondomit

Shumica e prodhuesve të prezervativëve bëjnë një gomë të atillë që është më e rrëshqitshme dhe që në një farë mënyre largon ndjesinë direkte që mund të përjetohet pa u përdorur kondomi. Kjo mund t’ju ndihmojë të zgjasni më shumë në shtrat. Edhe në etiketat e kondomëve janë të shkruara shprehje si për shembull “për kënaqësi të shtuar”.

5 – Pilulat

Në Europë janë të ligjshme ilaçet që përdoren për të zgjatur më shumë në shtrat gjatë seksit. Megjithatë këto nuk janë ilaçe të aprovuara nga Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve (FDA). Edhe pse gjyqet e bëra kanë treguar se pilulat kanë bërë efekt tek meshkujt, prapësepraë FDA nuk pajtohet plotësisht me idenë, duke shtuar se mund të kenë efekte anësore.

6 – Flisni me ekspertët

Nëse ndjeni se keni provuar çdo lloj mënyre por pa sukses, mund të jetë koha për të diskutuar problemin tuaj seksual me një specialist. “Të gjitha trajtimet që kemi përmendur më lart, janë teknika shumë sfiduese, që një specialist mund t’ju ndihmojë t’i përdorni me efektivitet”,- thotë Walsh. Specialisti do t’ju ndihmojë për një qasje më të mirë praktike. Do t’ju mësojë mekanizmat mendorë e praktikë për të shmangur orgazmën e shpejtë.