Ja çfarë duhet të dini për ADISA Gjirokastër (VIDEO)

Për të marrë një dokument , qytetarët e Gjirokastres tani mjafton të trokasin vetëm tek ADISA, Zyra e Shërbimeve Publike të Integruara. Pranë kësaj zyre, e pesta në shkallë vendi, qytetarëve ju ofrohet jo vetëm komfort por edhe shpejtësi dhe cilësi për 235 shërbime publike të 8 institucioneve:

“ADISA ka sigurimet shoqërore, tatimet, hipotekën, kartat e shëndetit, gjendjen civile dhe QKB. Të gjitha këto institucione janë në shërbim të qytetarit dhe i ofrohen atij në mënyrë komode, të sigurt, të shpejtë dhe të barabartë” theksoi Pergjegjësja e ADISES në Gjirokastër. Këtë pohojnë dhe qytetarët që i janë drejtuar ADISES: “Kështu është 100 herë më mirë se ç’ka qënë.

Erdha në moment e mbarova punë dhe tani po iki. Aplikova për herë të dytë për shtëpinë. Fuksionon gjithçka shumë mirë theksuan qytetarët. Merret një biletë, kjo gjë i siguron çdo personi të ketë radhën e tij që të respektohet radha dhe të merrët shërbimi në mënyrë të barabartë”tha pergjegjësja e ADISES. Zyra e Shërbimeve Publike të Integruara në Gjirokastër është hapur pas atyre në Tiranë, Kavajë, Krujë e Fier, të cilat shmangin jo vetëm radhët, por evitojnë dhe burokracitë e korrupsionin. Modeli i ri i ofrimit të shërbimeve publike pritet të shtrihet në të gjithë vendin brenda vitit 2020.