Ja si t’i përdorni reagimet e reja në Facebook: Like, Love, Wow, Haha, Sad, Angry

 Ja si t’i përdorni reagimet e reja në Facebook: Like, Love, Wow, Haha, Sad, Angry

Fb-300x164Facebook nderthuri sot veçorinë e re ‘reagimet’ për të gjithë përdoruesit. Por, ajo çfarë nuk ka paraqitur Facebook janë normat e përdorimit të tyre.

Kur është më e përshtatshme të përdorësh “like” e kur atë “love”? Washington Post ka treguar për ‘rregullat’ që duhet ndjekur në përdorimin e këtyre reagimeve.

Këto janë mënyrat se si duhet të përdoren ato:

Like: Njëjtë siç e bëni tani kur ju pëlqen diçka që është postuar në Facebook, edhe me veçorinë e re të reagimeve mund ta bëni këtë.

Love (Zemrën): Këtë reagim mund ta përdorni kur me të vërtetë pëlqeni diçka që është postuar në Facebook – diçka si ‘like’ por me ndjenja.

Haha: Ky reagim është kur dikush iu bënë të qeshni, qoftë me zë të lartë apo thjeshtë në mendje.

Wow: Më së shumti i dedikuar për t’u përdorur në rastet e artikujve të rreme të lajmeve, që është një reagim që shprehë skepticizëm dhe nënçmim – që është njëfarë “unlike-u”.

Sad (Figura e pikëlluar): Këtë mund ta përdorni në vend të like-ut që e bëni kur dikush ka rast vdekjeje dhe e shpërndanë atë në Facebook, ose ndodhi të tjera të cilat në fakt nuk duhet të pëlqehen (Kush e pëlqen vdekjen e dikujt?).

Angry (Figura e tërbuar): Fytyra e tërbuar është shprehja ideale për një postim me të cilin nuk pajtoheni. 

Libohova Online