Ja universitetet shteterore dhe private qe mbyllen

universiteti(2)Ministria e Arsimit publikoi listën e Universiteteve publike e private dhe disa shkollave të tjera që do të mbyllen, pasi nuk plotësojnë kriteret, siç rezulton nga Raporti i Verifikimit të Kritereve të Ligjshmërisë në Institucionet e Arsimit të Lartë. Në raport propozohet mbyllje e Akademisë së Arteve në Shkodër dhe disa filialeve të Universitetit të Tiranës në rrethe.

Janë gjithësej 18 universitete private dhe 9 filiale shtetërore për të cilët kërkohet mbyllja. Disa të tjerëve, kryesisht privatë, propozohet t’u hiqet liçensa apo t’u mbyllet aktiviteti deri në 1 vit. Një numri të vogël u është lënë afat për plotësimin e kritereve. Por asnjë nga 58 universitetet nuk është gjetur në rregull. Këto masa janë pasojë e mosrespektimit të kritereve ligjore nga ana e këtyre shkollave e universiteteve, të përcaktuara në ligj dhe nuk kanë lidhje me proçesin e akreditimit, që do të nisë në muajin dhjetor.

Ministria e Arsimit sqaroi se diplomat e dhëna deri tani nga universitetet që do të mbyllen, do të vazhdojnë të njihen. Ndërsa studentët e këtyre universiteteve do të shpërndahen në universitete të tjera.

Më poshtë, lista:

Propozim për mbyllje
Akademia e Arteve Shkodër

Propozim për mbyllje të filialeve
Filiali Kukës, Universiteti i Tiranës
Filiali Sarandë
Filiali Peshkopi, UAMD
Filiali Pogradec, UK
Filiali Lushnje, Universiteti Bujqësor
Filiali Gjirokastër, Universiteti Bujqësor
Akademia Pedagogjike, Tirane
Kolegji profesional i Sporteve Fier

Universitete privat për heqje license
Universiteti “Kristal”
Universiteti “Vitrinat”
Universiteti “Justiniani I”
Shkolla e Larte, “Nena Mbretereshe Geraldine”
Shkolla e Larte Amerikane e Tiranes
Shkolla e Larte Nderkombetare e Tiranes
“Shkolla e Larte Ilyria”
Kolegji profesional “Argent”, Shkoder
Kolegjet Profesionale, private “Medicom”
Shkolla e Larte Private e Edukimit
Universiteti “Elite”
“Universiteti Planetar i Tiranes”
Medikadent”
“Gjon Buzuku”, Shkoder
Akademia e Ndertimit, Tirane

Pezullim te aktivitetit për 1 vit
Akademia Profesionale e Biznesit IPAL “ISSAT”
Kolegji Profesional “Ivoclar Vivadent&Partners”
Kolegji Profesional privat “Neë Generation”
“Pavaresia”, Vlore
“Hena e plote” Beder
“Logos”
“Justicia”
“Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”
Instituti Kanadez i Teknologjise
“Wisdom University”
Universiteti “Aldent”
Universiteti “Albanian University” -ish -UFO