Januzaj drejt kthimit te Man. United

januzaj-300x200Adnan Januzaj drejt rikthimit te Manchester United.

20-vjeçari, i cili është i huazuar te Borussia Dortmund, ka zhgënjyer me paraqitjet e tij dhe klubi verdhezi nuk ka ndërmend ta bleje kartonin e tij.

Nga ana tjetër edhe vet trajneri Louis Van Gaal dëshiron ta ketë në “Old Trafford” mesfushorin me tipare sulmuese.

Holandezi mendonte se Januzaj mund të fitonte eksperiencë në “Signal Iduna Park”, por transferimi rezultoi zhgënjyes për të dyja palët./SuperSport