Jepen dënimet për dosjen “Lazarati”, 18 vite burg për Gate Mahmutajn

Gate Mahmutaj pas arrestimit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot dënimet për grupin e personave që qëlluan policinë gjatë operacionit në Lazarat. Gate Mahmutaj, i cilësuar si kreu i grupit kriminal në fshatin e kanabisit është dënuar me 18 vite burg. Arjan Basha është dënuar me 17 vite burg. 

Ramadan Basha u dënua me 12 vjet burg, Matjaz Boçaj me 11 vite burg. Djali i Gate Mahmutajt, Vandam Mahmutaj u dënua me 7 vite burg. Po kaq vite janë dhënë dhe për Klajdi Telemanin.

Alteo Haskaj me 11 vite burg. Endien Shametaj me 12 vite burg, ndërsa Drini Aliko me 2 vjet burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar të gjithë të dënuarve do t’u ulet 1/3 e dënimit. Përveç kultivimit të kanabisit, ndaj Gate Mahmutajt dhe Arjan Bashës rëndonte edhe akuza për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!