Jo vetëm mësuesit, tani do verifikohen edhe psikologët e shkollave

0001Ministria e Arsimit ka nisur verifikimin e psikologëve në shkollët 9-vjeçare dhe të mesme. Verifikimi do të synojë të zbardhë numrin e atyre personave që punojnë psikologë pa qenë të diplomuar si të tillë.

Kjo, duke qenë se dyshohet që një pjesë e tyre nuk janë të diplomuar në këtë fushë. Nisma vjen pas asaj të verifikimit të mësuesve. Vetëm pak kohë më parë, Ministria e Arsimit largoi 2000 mësues, të cilët nuk ishin të diplomuar për lëndët që jepnin mësim.