Jo vetëm prostitucion, por banda shqiptare xhironte dhe filma porno

prostituteNga 2 deri në 3 mijë euro vlente një prostitutë për bandën rumuno-italiano-shqiptare, që u shkatërrua së fundmi në Itali, ku u arrestuan edhe dy shqiptarë si anëtarë të këtij rrjeti.

Albert Qafa dyshohet të ishte një nga liderët e bandës, ndërsa prostitutat vinin nga Rumania, Gjermania dhe Shqipëria.

“Gjoba” për një tutor ishte 5 mijë euro në muaj.

Mediat italiane shkruanin dje se përveç prostitucionit, ky grup merrej edhe me filma porno, ku aktoret ishin prostituta rumune, të cilat paguheshin me nga 3 mijë euro për një rol.

Regjisori ishte një 58-vjeçar italian, ndërsa filmi ishte i paligjshëm. Gjatë aksionit për arrestimin e anëtarëve të këtij rrjeti, njëri prej tyre u përpoq të arratisej me një “Porshe Panamera”, ndërsa tjetri u hodh nga dritarja, por të dy u arrestuan.

Operacioni ndërkombëtar “Alba Nostra 2”, është zhvilluar në Milano, Pavia, Macerata, Asti, si dhe në Gjermani, Belgjikë, Rumani dhe Shqipëri.

Policia shqiptare ka arrestuar shtetasit Albert Qafa, 51 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në lagjen 14, Shkozet, Durrës dhe Gani Doku, 48 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Sallmone, Shijak, Durrës.

Këta persona ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma më datë 9 mars 2015, sepse Gjykata e Pavias në Itali, ka nxjerrë urdhër-arresti ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Në kuadër të këtij operacioni ndërkombëtar janë arrestuar në total rreth 40 shtetas. Sipas autoriteteve italiane, shtetasi Albert Qafa ishte një ndër anëtarët kryesorë të këtij rrjeti kriminal.