Jugu i rrezikuar nga përmbytjet, priten reshje shiu gjatë natës dhe ditën e nesërme

greqi-permbytjet(2)Përmbytjet rrezikojnë edhe jugun e vendit. Sinoptikanët parashikojnë reshje me intensitet të lartë në disa rajone.

Sipas tyre, situata do të jetë më problematike në dy qytete, Gjirokastër e Sarandë.

Reshjet pritet të nisin gjatë natës dhe do të vazhdojnë edhe paraditen e të mërkurës. Në veri të vendit gjendja po përkeqësohet si pasojë e hapjes së portave shkarkuese të hidrocentraleve.

Dy persona humbën jetën nga përmbytjet në Mat dhe Tiranë. Kryeqyteti ka qenë një ndër zonat më të goditura. Edhe në Lezhë qindra hektarë tokë janë nën ujë. Në Mat e Fushë – Krujë janë evakuuar disa familje