Julian Deda tallet me deputetin e Gjirokastrës: Shoku Tritan, xhaketë e vjetër, u bëre deputet… (kush e di pse?)

Anetari i Keshillit Kombetar te PD-se, Julian Deda ka shperthyer kunder deputetit Tritan Shehu, i cili kundershtonte propozimet e Patozit, lidhur me ecurine e PD-se.

Me nje postim ne faqen e tij ne FB, Deda teksa e quan Shehun “xhakete te vjeter”, i kujton se eshte pikerisht ai nje emer ne listen e propozimeve te Patozit, kurse ate e akuzon se e kaloi lumin pa u ndjere.

“Meqe je vete deputet dhe kjo mjafton per te treguar devotshmeri ne te mire e ne te keq ndaj pronarit te partise?”– i kujton ai.

Reagimi i Dedes

Po lexoj se nuk i paskan pelqyer shokut Tritan propozimet per ndryshime ne statut. Per me teper nuk i pelqeka fare, qe dikush te kontriboje ne rifutjen ne shina te PD.

Deshe emra ne fund te fletes? Ja, une jam nje nga ata. Te pelqej?

Po mire more shoku Tritan, more shoku deputet, na thuaj pak si behet?

Na thuaj pak, nese te pelqen apo jo menyra se si u trajtuan koleget e tu duke u shperfillur, kurse ti, edhe pse je e njejta xhakete e vjeter, e kalove lumin pa u ndjere (kush e di pse)?

Apo meqe je vete deputet dhe kjo mjafton per te treguar devotshmeri ne te mire e ne te keq ndaj pronarit te partise?

Gjithsesi, duhet te dish se ne kete deklarate nuk ka asgje te keqe, peekundrazi synohet forcimi dhe bashkimi i njerezve te kesaj partie ne nje qellim te vetem, ne sjelljen e kesaj force politike nje dite ne pushtet.

Ndryshimi mes nesh eshte, se per ty dhe te tjere aty rrotull Lulit, kundershtari jemi ne qe mendojme ndryshe, kurse per ne kundershtari eshte vetem Edi Rama.

P.s. Ehhh…gjynah.