Ka ‘paqe’ në Gjirokastër, Luftëtari barazon me Vllazninë

Ka përfunduar në Gjirokastër ndeshja mes Luftëtarit dhe Vllaznisë, me rezultatin 0-0. Ishte një ndeshje ku Luftëtari krijoi më shumë raste, sidomos me Abazajn, i cili gaboi disa herë para portierit Sherri. Edhe Vlalznia ka rrezikuar me Sukajn, por edhe ajo pa shënuar. Barazimi ka kënaqur më shumë Vllazninë.