Kadare: Enver Hoxha ishte i ardhur në Gjirokastër

 Kadare: Enver Hoxha ishte i ardhur në Gjirokastër

kadare1Shkrimtari i shquar Ismail Kadare mbush neser 80 vjeç. Për të rrëfyer 80 vjetorin, ai ka dhënë një intervistë në emisionin “Opinion”, ku flet ndër të tjera edhe për ish-diktatorin Enver Hoxha. Kadare thotë se Hoxha ishte i ardhur në Gjirokastër, ndërsa komenton edhe aludimet e shpeshta për një lidhje fisnore të tij me ish-diktatorin. Lexoni më poshtê këtë pjesë të intervistës.

Fevziu: Ne kete kohe ne momentin qe juve po rriteshit, ne Gjirokaster, kishte dale nje figure tjeter goxha shume e rendesishme ose qe ne ato moment po merrte rendeso ne historine e Shqiperise, Enver Hoxha.

Kadare: Ne kohen e luftes nuk ka qene fare I njohur ne Gjirokaster.

Fevziu: Kur e keni degjuar per here te pare emrin e tij?

Kadare: Kur kam qene ne shkolle, pas shuem me vone mbas clirimit ne lufte, gjate luftes kane qene emra te tjere te njohur por jo ai.

Fevziu: Pra ju thoni Enver Hoxhen per here te pare si udheheqes?

Kadare: Kane qene shume, ka qene I njohur midis te tjereve ka qene. P.sh te kjo shtepia qe eshte djegur qe une e kam pare per here te pare, ka qene shtepia e tij, lloj germadhash keshtu eshte nje nga ata shefat sit e thuash, por nuk eshte se kishte ate staurs njohje qe morri me vone, ne fillim kishte njohje me modeste.

Fevziu: A eshte e vertete qe ju keni pasur nje lidhje farefisnore me te, me Enver Hoxhen?

Kadare: Nuk jam fare I sigurt, ka qene me teper nje si gjysem thashthemi ne familjen tone I mbetur keshtu fare, nje peshperim me teper qe mundeshe por jo farefisni. Por ne Gjirokaster e perdorin shprehjen “kemi te bejme”. “Kemi te bejme” do te thote me teper nje krushnji mbas krushnjie e larget, jo farefisni kurresesi. Kemi te bejme e kam degjuar nga njerezit e plakut te fisit tim, e kam degjuar edhe rastesisht ne Pogrades edhe nga motra e madhe e Enver Hoxhes ne nje kafene, me ka thene ti je djali I filanit, kemi te bejme me tha te njejten shprehje.

Fevziu: Dhe jun nuk e verifikuat ne familjen tuaj?

Kadare: Nuk e … une e kam thene njehere ne shtepi kur isha I vogel kur e kam degjuar nga gjyshi kemi te bejme pppffff … babai im nuk u pergjigj. Sikurse e ka thene po kjo motra e Enver Hoxhes ne nje vizite qe beme ne si lidhje shkrimtare me ka thene te njejten formul, ishiim 20 a 30 veta per ditelindje mu drejtua mua ti djali I filanit kemi te bejme dhe ku drejtua, ai pati pak a shume te njejten heshtje si babai im, nuk u pranua dmth nga te dyja palet.

Fevziu: Cili ka qene perceptimi ne familjen tuaj ose ne rrethin ku ju jetonit ne Gjirokaster per Enver Hoxhen flas ne fillim?

Kadare: Ne fillim absolutisht ka qene keshtu, ju thashe shtepia jone ka qene shtepi e vjeter gjirokastrite, tradicionale, shtepi shume e madhe me nje kronike me nje histori …

Fevziu: Gjysem senjoriale sic e quani ju.

Kadare: Ashtu ishin te gjithe, e kuptoni, groteske me teper se sinjoriale dhe shtepite e vjetra gjirokastrite nuk I shikonin me nje perfillje kishin nje lloh shperfillje ndaj shtepive me te reja, te ardhurave, keshtu eshte kudo ne bote kjo.

Fevziu: Po ka gjithmone.

Kadare: Eshte gjithmone nje, dhe shtepia e Enver Hoxhes ka qene nje shtepi relativisht e re, e vete nga emri Hoxha tregon familje e ardhur vone nuk e di, se si familja e tij, di ate qe di gjithe bota, po vet mbiemri Hoxha tregon nje familje te re pa nje mbiemer tradicional, ne Gjirokaster kishte familje te vjetra qe nuk e nderronin gjate shekujve, dmth mbiemri ishte baza e njohjes. Dhe natyrisht ne shtepine tone ose te fqinjve tane ose te vjeter te lagjes tone kishte njefare mos venie re te shtepive me te reja dhe ketu hynin dhe keta te Hoxhas.

Fevziu: Ky ishte perceptimi pr familjen, po per Enver Hoxhen vete?

Kadare: Nuk ishte I njohur ne Gjirokaster sepse ai ka qene larguar prej kohesh. Kur kam qene femije ai s’kishte qene prej vitesh ne kete qytet, e kam degjuar nga larg sit e thuash.

Fevziu: Nuk kishit njohje per …

Kadare: Jo ka qene im ate ishte njeri puritan dhe zakonisht nen ndikimin e thashethemeve qe beheshin gjate luftes, im ate ishte njeri puritan, si te thuash, moraliste sic ishin qytetaret e vjeter te Gjirokastres kun je thashethem kunder komunisteve ishte kjo qe kane shkuar ne mal jo per te bere lufte sic thone por per te bere dashuri. Ishte hapur shume ne ate kohe kjo, ishte sic thuhej liberal, jane keshtu, dhe natyrisht im ate ishte nga ata njerez qe nuk e pelqen kete gje. Si te thuash nisur nga puritarizmi jo nga ndonje concept I qarte politike dhe prandaj kishte ate reserve ndaj kesaj levizje, sic e kishin degjuar dhe gjysma e qytetit.

Libohova Online