Kadare letër Ramiz Alisë në ’90-n: Ndalni vrasjet në kufi

 Kadare letër Ramiz Alisë në ’90-n: Ndalni vrasjet në kufi

Ismail_KadareShkrimtari i njohur, Ismail Kadare, në maj të vitit 1990, i shkruante kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alisë, ku kërkonte ndaljen e vrasjeve në kufi. Një letër disafaqëshe, Kadare rendiste disa shqetësime, jo thjesht në emër të tij. Përveçse vënia në dukje e disa problemeve që lidhen më së shumti me pakënaqësitë ndër popull apo “inteligjencie”, shkaktuar nga terrori që përhapnin drejtues të Ministrisë së Brendshme, letra dukej si një nxitje që i bëhet drejtuesit të vendit të ndërmarrë hapat drejt demokratizimit të vendit.

Letra është publikuar nga “Panorama”.

Ramiza Alia iu përgjigj shkrimtarit më 21 maj të po atij viti.

Ndër të tjera, në përgjigjen e tij ai shprehet se “më tërhoqi vëmendjen fakti që në letrën tënde me mbi 3 mijë fjalë nuk ndesha asnjëherë në fjalën Parti.

Madje, edhe kur përmenden Plenumet IX e X, as në këtë rast nuk specifikohen që janë të Komitetit Qendror të Partisë.

Kjo gjë më ra në sy edhe në intervistën që para disa kohësh i dhe “Zërit të Rinisë”.

Libohova Online