Kadare: Nuk është katastrofë nëse nuk fitoj Nobelin
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2015/02/kadare.jpg)
Pas marrjes së cmimit Jerusalem Prize 2015, shkrimtari Ismail Kadare flet për agjencinë franceze të lajmeve, AFP. Ndër të tjera Kadara ka thënë se nuk ndjehet i shqetësuar që s’e ka fituar ndonjëherë cmimin Nobel në letërsi, edhe pse është përfolur shumë herë si fitues i mundshëm. Sipas tij, ngaqë është përmendur shumë herë emri i tij, njerëzit kujtojnë se ai e ka fituar vërtet.
“Shtypi ka folur shpesh për këtë sa shumë njerëz mendojnë se kam fituar. Jam tashmë pjesë e asaj familje që është përfolur për çmimin dhe kjo është e rëndësishme. Do ishte e vogël dhe e pakuptimtë që të mërzitesh për këtë. Nuk do bëhesh hyjnor nëse e fiton atë. Dhe nuk është katastrofë nëse nuk e fiton”,- shprehet 79-vjecari.
Deri më tani, të gjithë ata që kanë fituar Jerusalem Prize 2015, kanë fituar edhe cmimin Nobel në letërsi. Të presim vitin tjetër nëse ky ogur I mirë do të ndjekë edhe shkrimtarin shqiptar.