Kakavijë, 34-vjeçari bëhet ‘trim’, tenton të kalojë drogën si pasagjer në autobus

Policia ka arrestuar në Kakavijë një 34-vjecar nga Lezha, i cili po udhëtonte me autobus drejt Greqisë. Lezhjanit iu gjetën ne canta 1.5 kg kanabis.

Nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e policisë kufitare Kakavije, në çantën e dorës si dhe në një çantë që kishte në bagazhin e autobuzit i’u gjet 1.5 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Mark Biba, 34 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.