Kakavijë, arrestohet babai i vëllezërve Aliko

KakaviFamilja Aliko, nga Lazarati, është vënë sërish në qendër të vëmëndjes, dy muaj pas arrestimit të vëllezërve Alban dhe Arbjon Aliko, si të dyshuar kryesor të sulmit me armë mbi Policinë e Shtetit, ku humbi jetën dhe efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha dhe humbën jetën dy të tjerë.

Adil Aliko, babai i dy vëllezërve është personazhi i kësaj here, i cili akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Burime nga blutë e  Gjirokastrës, kanë bënë me dije se 46-­vjeçari Adil Aliko është ndaluar paraditen e djeshme nga policia kufitare e Kakavijës.

Nga të njëjtat burime, saktësohet  se arrestimi i Adil Aliko është bërë rreth orës 12:00, kur ai, person i shpallur në kërkim, banues në lagjen “Kordhocë” të fshatit Lazarat, ka hyrë në territorin shqiptar.

Referuar burimeve nga policia e qytetit të Gjirokastrës deklaruan se Adil Aliko akuzohet se më datë 28 gusht të këtij viti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij me iniciale R.P.

Këto burime konfirmojnë për, se bashkëshortët Aliko jetonin të ndarë prej shumë vitesh, edhe pse në të njëjtën banesë trekatëshe.

Duket se kanë qenë pikërisht mosmarrëveshjet në çift dhe sjellja e dhunshme e kryefamiljarit arsyet e ndarjes së hershme të çiftit Aliko.

Por episodi më i fundit i dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortes e ka detyruar këtë të fundit të bëjë kallëzim në polici, ndërsa bashkëshorti i saj është larguar në shtetin fqinj, Greqi. Pas denoncimit të shtetases me iniciale R.P., Gjykata e Rrethit Gjirokastër dha urdhër­ndalimi për Adil Aliko, i cili u shpall në kërkim policor, ndërsa për gruan e tij lëshoi urdhër­mbrojtjeje. Sakaq, të njëjtat burime thanë se 46­vjeçari është kontingjent i njohur për forcat e Rendit, pasi është person me precedent të mëparshëm penal. Tashmë ndaj Alikos rëndon akuza për veprën penale “Dhunë në familje”, që parashikon dënime nga dy deri në pesë vjet./Gazeta Shqiptare