Kakavijë, arrestohet dy shetas bullgarë. Kishin kaluar 114 bluza kontrabandë
Nga operacioni i përbashkët i Sektori të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, Drejtorisë Antikontrabandës dhe Degës së Doganës Kakavije është bërë ndalimi i dy shtetasve bullgarë
Sany Saliev Mustafov, 37 vjeç lindur në Bullgari dhe banues në Itali.
Mustafa Mustafov, 30vjeç, lindur dhe banues në Bullgari.
Këta shtetas u ndaluan pasi kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet Pikës Kufitare Kakavije me automjetin tip ‘’Opel’’ me targa T4623KT ku kishin ngarkuar 114 (njëqind e katërmbëdhjetë) bluza pa dokumentacionin përkatës, pasi mallrat kishin mbishkrimin e firmave të njohura.
Destinacioni i tyre ishte Italia.Materialet në ngarkim të ketyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Kontrabandë me mallra të liçensuar’’ parashikuar nga neni 173 i Kodit Penal.