Kakavijë, arrestohet i dënuari për vrasje

arrestim_2070Një person i dënuar me 15 vite burg për vrasje dhe vjedhje me dhunë është ndaluar nga policia kufitare në Kakavijë.

Rreth orës 06.00 të mëngjesit të sotëm në hyrje për në Shqipëri nga Greqia, u bë ndalimi i 38- vjeçarit Aris Kaçi, banues Xarë, Sarandë.

Pas verifikimeve të punonjësve të policisë në sistemin TIMS, Kaçi i cili po kthehej për në Shqipëri, rezultoi person në kërkim.

38- vjeçari është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Romës në 30 nëntor 2015 e ka dënuar me 15 vjet burg për veprat penale “Vrasje” dhe “Vjedhje me armë”, parashikuar në Kodin Penal Italian.