Kakavijë, grekët deportojnë dy persona që kaluan kufirin në mënyrë të paligjshme

Policia greke ka deportuar në Kakavijë dy shtetas shqiptarë, të cilët kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Ata ajnë E.P, 22 vjeç, banues në Mallakastër dhe shtetasi M.K, 42 vjeç, banues në Lushnje. Prokuroria e Gjirokastrës do t’i hetojë ata për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, vepër e cila dënohet me gjobë ose burgim deri në dy vjet.