Kakavijë, kapen 35 klandestinë nga Eritrea, Kongo dhe Siria

klandestine11Policia ka kapur në pikën kufitare të Kakavijës 35 klandestinë, të cilët vinin nga Eritrea, Kongo dhe Siria. Klandestinët nëpërmjet Shqipërise kishin destinacion vende të ndryshme të Europës.

Kushtet e këqija dhe moti i ftohtë ka bërë që klandestinët të mos ndihen mirë nga gjendja shëndetësore dhe për këtë i është ofruar ndihma mjekësore.

Ndërkohë policia e Gjirokastrës po punon për të mësuar se kush është person i cili i ka ndihmuar klandestinët.