Kakavijë, kapen 80 klandestinë Sirianë

klandestine2Klandestinët sirianë vijojnë të kapen ne jug te Shqipërisë. Policia e Gjirokastrës ka ndaluar mëngjesin e sotëm 80 klandestinë sirianë që vinin nga Greqia. Burime nga policia bëjnë me dije se klandestinët kishin hyrë ilegalisht nga kufiri grek dhe kishin për destinacion Malin e Zi.

Policia kufitare po punon për t’ia dorëzuar klandestinët palës greke. Operacioni për kapjen e personave që kalojnë ilegalisht kufirin u realizua nga Policia Kufitare dhe Forcat Delta.