Kakavijë, kapet me drogë një shtetas francez

tmp_25877-kanabis3-1297107663Bllokohet në Kakavijë një i ri francez, të cilit i’u gjet lëndë narkotike.

Gjatë natës së lënë pas policia kufitare bëri ndalimin e 24- vjeçarit Nicolas Kiffer, banues në Francë.

Arrestimi i tij u bë pasi në dalje të Shqipërisë, nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip “Renault” me targa OGQB 274, në pjesën e poshtme tek sedilja e shoferit, në pjesën ku automjeti ka të vendosur baterinë u gjet një qese plastike, ngjyrë e zezë, në formë cilindrike brenda së cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit kanabis sativa.

Pesha totale e lëndës rezultoi 32.6 gramë. Kiffer akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, ndërsa në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës.