Kakavijë, kapet me kallash të fshehur në derën e makinës, arrestohet 31-vjeçari

KakaviPolicia Kufitare Kakavijë godet një rast të “Trafikimit të armëve luftarake dhe municioneve”.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik model 56.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit, në të cilin u konstatua arma.

Në Pikën Kufitare Kakavijë , në dalje të Republikës së Shipërisë u paraqit shtetasi Amarildo Çobo , 31 vjeç , banues në Berat, me mjetin e tij tip “Benz” me targa AA 819 AJ. Pas përfundimit të procedurave të regjistrimit në Sistemin “Tims” , punjonjësit e Policisë së Pikës Kufitare Kakavijë e kaluan në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.

Gjate kontrollit të detajuar në vijen e dytë si dhe në skaner në bashkepunim me Degën Doganore Kakavijë, në pjesën e brendshme të derës së pasme të mjetit , në krahun e shoferit, u konstatua e fshehur, një armë zjarri automatike model 56, e mbeshtjellë me një copë ngjyrë portokalli.

Menjëherë u bë bllokimi i mjetit dhe u njoftua Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma automatike model 56 .

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi :

Amarildo Çobo , për veprën penale “Trafikim i armëve luftarake dhe municionit ” parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.