Kakavije, kapet nga policia greke shqiptari i kërkuar për organizatë kriminale

kakavijeNjë 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke e Janinës në pikën kufitare të Kakavijes.

Siç bëjnë me dije mediat greke, shqiptari ka qenë i kërkuar pasi ndaj tij është lëshuar urdhër-arresti.

Ai akuzohet për përfshirje në organizatë kriminale dhe posedim të lëndëve narkotike. Mediat greke nuk bëjnë të ditur identitetin e tij.