Kakavijë, kthime masive nga policia greke për inat të ndeshjes

 Kakavijë, kthime masive nga policia greke për inat të ndeshjes

Kufiri_KakavijeNë pikën kufitare më të madhe mes Shqipërisë dhe Greqisë janë shënuar dy ditët e fundit kthime në masë të udhëtarëve shqiptarë.

Bëhet fjalë për persona që kanë si qëllim udhëtimin në Greqi për arsye të ndryshme dhe jo emigracioni. Nga pala greke janë kërkuar dokumente apo para në sasi të konsiderueshme, ndryshe nga ligji për liberalizimin e vizave. Burime jozyrtare thonë se këto kthime po bëhen pas efektit që la ndeshja me Serbinë dhe tensionin mes dy vendeve.

Minoriteti grek në Derviçian gjithashtu është ankuar se ka banorët janë dhunuar psikologjikisht mbrëmjen e 14 tetorit, pas pezullimit të ndeshjes në Beograd.

Libohova Online