Kakavijë, një i arrestuar për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kundërshtim të policisë

kakavijeNga ana e Specialistëve të  Krimeve, në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë arrestimi  në flagrancë i shtetasit: Bektash Albrahimi, 28 vjeç, banues në Lunik, Librazhd pasi: Rreth orës 11.30, te Piramida, pranë Pikës së Kontrollit Kufitar, Kakavijë, ka tentuar të kalojë kufirin  në mënyrë të paligjshme, njëkohësisht ka penguar dhe kundërshtuar me dhunë puonjësit e policisë kufitare gjatë kryerjes së detyrës. 

Si dhe ka nisur proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin: E.Z,30 vjeç,banues në Dukas Breg,Patos për: Kundravajtjen penale të “Kalimit të paligjshëm të  kufirit”.parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.