Kakavijë, pala greke s’lejon emigrantët shqiptarë të kalojnë kufirin

Në pikën kufitare të Kakvijës vijojnë kthimet e emigrantëve shqiptarë. Mesohet se kufirin e kalojnë vetëm emigrantët me dokumenta të rregullta. Ndërsa ata të cilët tentojnë të kalojnë kufirin me pasaportë nuk lejohen.
Nga ana e tyre qytetarët pohojnë se edhe pse i kanë pasur të gjitha dokumentet e nevojshme ata nuk janë lejuar nga pala greke që të kalojnë kufirin.
Edhe pse fluksi nuk është i njëjtë si disa muaj më parë sërish numri i të kthyerve e kap shifrën e 30-40 personave në ditë.
Është e disata herë që shqiptarët pengohen nga autoritetet kufitare të Greqisë për të kaluar në territorin Helen.