Kakavijë, policia ndalon 76 klandestinë nga Siria

Klandestine-Gjirokaster2-640x42576 klandestinë të ardhur nga Siria janë ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Burime nga policia bëjnë me dije se mes klandestinëve ishin 60 meshkuj, 9 femra dhe 7 fëmijë. Ata janë ndaluar në vendin e quajtur “Mulliri” dhe kanë ardhur nga kufiri jeshil me Greqinë.

Policia është duke punuar për riatdhesimin e tyre.