Kakavijë/Arrestohet i shumëkërkuari për trafik droge në Itali, shqiptari po kthehej për pushime

Policia greke ka arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës një shqiptar të shumëkërkuar ne vendin fqinjë, në Itali, për trafik droge, ai me sa duket po kthehej në Shqipëri për pushime.

Sipas mediave greke në doganën greke të Kakavijës është arrestuar një 48-vjeçar shqiptar që po tentonte të futej në Shqipëri. Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

Mësohet se nga sistemi kompjuterik ai rezultoi i kërkuar nga autoritetet italiane për “trafik ndërkombëtar droge”. Ndonëse nuk jepen emra dhe detaje të tjera, shqiptari akuzohet për një ngjarje të ndodhur në Bari, Itali më 25 shkurt të vitit 2011.