Kalldrëmet e Gjirokastrës si pistë patinazhi (FOTO)

Fotot më poshtë të postuara në rrjetet sociale tregojnë disa prej rrugëve të brendshme të Gjirokastrës.

Kalimi i këmbësorëve dhe automjeteve është i pamundur.

Ndonëse ndërmarrjet e bashkisë ndërhynë sot duke hedhur skorje dhe kripë, me gjasë situata do të përsëritet pasi temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta.

Nga ana tjetër është e vështirë të bllokohen rrjedhjet nga depozitat apo rrjeti i dëmtuar.