Kallëzohet në Prokurori 56-vjeçari nga Asim Zeneli, kanosi dhe fyejti gjirokastritin në ‘Varrosh’
October 18, 2017
Një 56-vjecar nga fshati Asim Zeneli është kallëzuar në Prokurori pasi ka kanosur dhe fyer një person në lagjen ‘Varrosh’. Ngjarja ndodhi një ditë më parë.
“Më datë 17.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.H, vjeç 56, banues në fshatin “Asim Zenel”, pasi dyshohet se në lagjen “Varrosh”, ka kanosur dhe fyer me fjalë, shtetasin A.P, vjeç 48 banues në Gjirokastër. Nenet 84 dhe 119 të Kodit Penal”, njofton Policia e Gjirokastrës.