Kallëzohet në Prokurori piromani i moshuar nga Labova e Kryqit

Një shtetas i moshuar nga fshati Labovë e Kryqit është proceduar penalisht në Prokurorinë e Gjirokastrës, pasi dyshohet se dy ditë më parë i ka vënë zjarrin një ferre në bahçen e tij, duke djegur 50 m² ferra dhe barëra, si dhe duke rrezikuar disa banesa të fshatit.

70-vjeçari J.B do të përballet tani me akuzën për zjarrvënie dhe dëmtim prone.