Kanabis brenda dhe jashtë shtëpisë, pranga 54-vjeçarit

Një 54-vjeçar është arrestuar në Përmet pasi në shtëpinë e tij u gjetën 16.5 kg kanabis sativa, ndërsa në ambientet jashtë u gjetën 92 bimë kanabisi.

54-vjeçari Petrit Baço u arrestua në flagrancë. Bimët u dogjën menjëherë. 16.5 kilogramët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.