Kanabisi, Llalla në Gjirokastër: Bashkëpunimi me policinë jo në nivele të duhuara

Kultivimi i kanabisit është rritur dhe bashkëpunimi me policinë nuk është në nivelet e duhura.

Kështu ka deklaruar, kryeprokurori Adriatik Llalla nga Gjirokastra ku merr pjesë në analizën vjetore.

Shqetësuese në qark vijon të mbetet kultivimi lëndëve narkotike. Fenomeni nuk ka marrë zgjidhje, dhe është i domosdoshëm bashkëpunimi me policinë. Është rritur kultivimi i narkotikëve dhe kjo tregon që  bashkëpunimi me policinë nuk është në nivelet e duhura”, tha Llalla.

Llalla tha gjithashtu se duhet të ndëshkohen zyrtarët e korruptuar.

“Numri i referimeve për korrupsion është i ulët, zyrtarët e korruptuar të ndëshkohen”, tha kryeprokurori.