Kanceri i gjirit, ja datat kur kryhen ekzaminime falas në Gjirokastër

Testet dhe ekzaminimet për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit mund të kryhen falas në të gjitha poliklinikat dhe spitalet e vendit duke ndjekur sistemin e referimit.

Në kuadër të muajit për sensibilizimin kundër kësaj sëmundjeje të rrezikshme, autoritetet e dikasterit të shëndetësisë bëjnë me dije se gjatë tetorit, mamografitë do të kryhen edhe pasdite në poliklinikat dhe spitalet që e ofrojnë këtë shërbim, kjo veçanërisht për kategoritë që janë më të rrezikuara nga kjo sëmundje.

Aktualisht kryerja e mamografive falas do të vijojë edhe nëpërmjet shërbimit të njësisë lëvizëse në çdo rreth të vendit, sipas një grafiku të përcaktuar nga strukturat e shëndetit publik. Në spitalin rajonal ‘Omer Nishani’ të Gjirokastrës, ekzaminimi falas do të kryhet nga data 18 deri në 21 tetor. Ndërsa në Përmet, nga data 22 deri në 25 tetor.