Kandidatët e PD nisin takimet: Do marrim tre mandate në Gjirokastër

Kandidatët e PD-së në qarkun Gjirokastër kanë nisur takimet elektorale.

Tritan Shehu, Roland Bejko, Kosta Barka, Besnik Aliaj, Qamil Xhelili, Fatjona Dhimitri dhe Arjan Kasaj kanë zhvilluar sot takime në qytetin e Përmetit.

Ata kanë kërkuar mbështetje të qytetarëve, ndërsa kanë shpallur objektivin për të marrë tre deputetë në këtë qark.

Nesër pasdite vjen në Gjirokastër kryetari Lulzim Basha, për hapjen zyrtare të fushatës në këtë qark.