Kandidati i Berishës në Libohovë kundër rikonstruksionit të rrugëve: Investimet financohen me para të pista, 2 cm asfalt dhe 2 cm beton

Kandidati i Berishës për Bashkinë Libohovë, Adil Xhelili, shkruan se në Libohovë e Nepravishtë po bëhen punë publike pa leje dhe për qëllime elektorale. Sipas tij këto investime bëhen me para të pista. Ja çfarë shkruan Xhelili në faqen e tij në Facebook.

Beton elektoral, asfalt elektoral, çakëll elektoral. Shikoni gënjeshtrat e radhës të Rilindjes në Nepravishtë, Libohovë e Suhë, skandalet në fushatë zgjedhore. 2 cm beton në rrugët e Nepravishtës, 2 cm asfalt në rrugët e Libohovës, punë pa leje në rrugën e Suhës duke shfrytëzuar pa kriter resurset e zonës e duke gënjyer banorët se brenda prillit do ketë dhe asfalt. Askush nuk flet se nga kush financohen këto investime, “bamirësit” vazhdojnë të derdhin para të pista e politikanët i justifikojnë si punë të ARRSH, ndërkohë që segmenti Dhuvjan-Libohovë tenderohet dhe administrohet nga firma private. A besohen më këta që gënjejnë dhe veten tashmë? Më 14 maj gënjeshtarët shkojnë në shtëpi!