Kandidati i PD për Këshillin Bashkiak Gjirokastër braktis Berishën, del hapur me Flamur Golemin: Mbajmë dy gishtat lart, por votën do e çojmë për PS (VIDEO)

Kandidati i PS-së për Bashkinë Gjirokastër, Flamur Golemi, ka publikuar mbrëmjen e sotme një video me një demokrat thotë ai që zgjodhi t’i bashkohej socialistëve në fushatë. Është fjala për Magrip Gjikën, i cili nga verifikimet tona rezulton gjithashtu të jetë kandidat në listën e PD-së së Sali Berishës për Këshillin Bashkiak Gjirokastër. Gjika renditet i 13-ti në listën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Një demokrat me dy pare mend në kokë, mban dy gishtat lart, por votën nuk e çon dëm për ata që nuk gjejnë dot vulën e jo më të punojnë për Gjirokastrën. Ja Magripi për shembull, e kuptoi që duhet të ecim përpara e jo të shkojmë mbrapa. Bëri kthesën që duhet! Bujrum edhe demokratëve të tjerë të bashkojmë votat në 14 maj për familjen tonë të madhe, Gjirokastrën. Hallet e Saliut dhe shokëve të tij s’mund të bëhen hallet tuaja. Kaq”, shkruan Golemi teksa publikon videon.