Kandidati i PD-së në Libohovë: 10 vitet e fundit kanë qenë të vështira për komunitetin tonë

Kandidati i PD-së së Sali Berishës në Libohovë, Adil Xhelili shkruan për largimin e njerëzve. Ai e ilustron me faktin që gjasat janë se në vitin e ri shkollor vetëm 3 nxënës sipas tij do të shkojnë në klasën e parë. Xhelili do të dijë më shumë për “Projektin e Ri për Libohovën” që artikulon shpesh rivali i tij i PS-së. Më poshtë reagimi i plotë,

Libohova po përjeton një tkurrje të frikshme. Në shtatorin që vjen vetëm 3️⃣ nxënës do të jenë në bankat e klasës së parë, një lajm historik e tragjik qysh prej 1908, vit kur u çel shkolla e parë shqipe. 10 vitet e fundit kanë qenë të vështirë për komunitetin tonë, ikje masive, papunësi, raprezalje, gjobëvënie, abuzime. Por kjo e fundit është paralajmërimi i një vdekje klinike të qytetit tonë.
Askush nuk bëri dhe asgjë nuk u bë për të parandaluar një gjë të tillë. Sot pretendohet për një projekt të ri. Cili është ai?
Apo të heqim dhe këta që kanë mbetur? Jo më besim tek mashtruesit e radhës. Të shpëtojmë Libohovën duke:
✅️punësuar të rinjtë
✅️duke mbështetur familjet e reja
✅️duke shpërblyer talentet dhe më të mirët
✅️duke siguruar kushte, transport nëpër lagje për fëmijët
✅️duke binjakëzuar shkollat me shkolla të tjera
Të mos lejojmë që për një grusht vota partiake të braktiset qyteti ynë. 14 maj ndryshojmë e fitojmë!