Kandidati i PD-së: Pas 14 majit ndriçim rrugor me panel diellor në Libohovë

Kandidati i PD-së së mbështetur nga Sali Berisha në Libohovë, Adil Xhelili, denoncon disa rrugë të brendshme të paasfaltuara. Xhelili thotë se pas 14 majit do të sigurojë ndriçim rrugor me panel diellor. Ja çfarë shkruan ai në faqen e tij në Facebook.

Zero investime në rrugët e brendshme në bashkinë e Libohovës ka qenë dhe mbetet merita e pushtetit vendor për këto 8 vite. Premtimet-mashtrime tashmë janë rikthyer si për herë të parë, a thua se janë harruar për gjithë këto vite. Çdo gjë ka mbetur në vend, në harresë totale dhe në braktisje të plotë. Pas 14 majit:
✅️investim në çdo rrugë e rrugicë të brendshme
✅️Ndriçim rrugor me panel diellor
✅️Urbanizim, gjelbërim, mirëmbajtje.
Vetëm puna e përditshme dhe përgjegjshmëria kundrejt vendlindjes e çdo bashkëqytetari do të jetë lajtmotivi i bashkisë së re të Libohovës.
Politika përçarëse do të marrë fund. Një bashki për njerëzit dhe jo për partinë!