Kanosi dhe dhunoi 18-vjeçarin te “Ura e Kardhiqit”, policia arreston 26-vjecarin

drejtoria-e-policise-se-qarkut-te-gjirokastres_23-prill-2010 (1)Nga ana e Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit  të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër  është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Emiljano Basha, 26 vjeç, banues në  fshatin Taroninë, Gjirokastër.

Ky shtetas u arrestua pasi në vendin e quajtur ‘’Ura e Kardhiqit’’, pasi ka kanosur dhe goditur me sende të forta shtetasin K.V , 18 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale ’’Kanosje’’ dhe ‘Plagosje e lehtë me dashje’’ të parashikuar nga nenet  84 ,89 të Kodit  Penal.