Kapen 20 klandestinë nga Iraku, Siria dhe Palestina pranë fshatit Glinë

klandestinet-policia-ne-gjirokaster20 shtetas, klandestinë nga Palestina, Iraku dhe Siria janë kapur ditën e djeshme në pikën kufitare të Kakavijës.

Klandestinët u kapën në vendin e quajtur kthesa e “Glinës” nga shërbimet Operacionale të Kufirit të  D.R.K.M Gjirokastër. Ata kishin kaluar kufirin shqiptarë në mbrëmjen e 16 majit.

Pas identifikimit të tyre rezultoi se 4 shtetas ishin nga Palestina, 4 shtetas nga Iraku dhe  12 shtetas nga Siria. Midis tyre 3 ishin femra dhe 16 të tjerë rezultonin se kishin tentuar edhe herë të tjera të kalonin kufirin shqiptarë ilegalisht.

Ndërkohë nga  Specialistët e Sektorit të Migracionit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër vijon puna për rikthimin vullnetar të tyre.