Kapen 20 refugjatë në Nepravishtë, kishin si destinacion Gjermaninë
January 4, 2016
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2015/12/largea_policia-kufitare-e1440328486.jpg)
Nga Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije janë kapur 20 persona në fshatin Nepravishtë.
Pasi u kapën këta persona u shoqëruan për në zyrat e Pikës Kufitare Kakavije ku u intervistuan.
Nga zbatimi i procedurave nga Sektori i Migracionit, rezultoi se shtetasit ishin 18 maroken dhe 2 palestinez.
Të gjithë këta persona kishin hyrë ilegalisht nga kufiri jeshil me Greqinë, për të shkuar në Malin e Zi.
Destinacioni përfundimtar i këtyre shtetasve ishte Gjermania.