Kapen 43 kg kanabis në kufi me Greqinë, në pranga një 30-vjeçar

Një tjetër rast i trafikut të drogës drejt Greqisë është goditur nga policia e vendit fqinj ditën e sotme. Rreth 43 kg marijuanë u sekuestrua në kufirin greko-shqiptar.

Gjatë një operacioni të realizuar në Eleusa, Janinë, policia greke ndaloi një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër. Nga kontrolli i ushtruar, brenda mjetit u gjetën dhe sekuestruan 26 pako me 42 kg 850 gramë marijuanë.

Sakaq, policia greke arrestoi drejtuesin e mjetit, një shtetas shqiptar 30-vjeçar.