Kapen 50 klandestinë sirianë në shtratin e lumit Drino, mes tyre gra e fëmijë

klandestinePolicia e Gjirokastrës ka kapur sot 50 klandestinë me origjinë siriane. Sipas burimeve policore, klandestinët, mes të cilëve 6 gra dhe 2 fëmijë, po ecnin drejt shtratit të lumit Drino në momentin që janë ndaluar.

Mësohet se klandestinët kishin hyrë në vendin tonë nëpërmjet kufirit të gjelbërt me Greqinë. Polica sqaron se klandestinët kanë pasur leje qendrimi në Greqi.