Kapen 6 sirianë në Kakavijë, trafikanti nga Delvina u kishte marrë 300 euro t’i fuste në Shqipëri

kakavijePolicia Kufitare Kakavijë gjatë patrullimit në kufirin jeshil ka evidentuar nëpërmjet kamerave termike në vendin e quajtur ‘’Mulliri’’ poshtë Kakavijës, disa persona, të cilët kishin hyrë në mënyrë ilegale nga kufirin shqiptar dhe po lëviznin drejt Gjirokastrës.

Pas ndalimit nga policia rezultoi se ishin 7 persona, nga këta 6 ishin shtetas sirianë dhe një shtetas shqiptar , i cili po i shoqëronte dhe i ndihmonte të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt shpërblimit.

Të gjithë këta persona janë shoqëruar në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë ku u intervistuan.

Nga procedurat e intervistimit rezultoi se 6 shtetasit dirianë i kishte shoqëruar personi nga Delvina për të kaluar kufirin në mënyrë ilegale kundrejt shumës 300 Euro.

Menjëhërë nga ana e Policisë Kufitare u bë arrestimi i shtetasit

Zija Çollaku, 47 vjeç, banues në Delvinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit’’.